Konkurs Pune

//

Caffe Group shpall konkurs për pozitat:  

  • Shitës/e Ambullantiv/e: 2 pozita (FMCG)
  • Serviser :   3 pozita

 

1) Përgjegjësitë dhe detyrat: Shitës/e Ambullantiv/e.

  • Vizita te rregullta të klientëve sipas route planit.
  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi.
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave.
  • Prezanton produktet e kompanisë.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që  i caktohen nga mbikëqyrësi.

 

1) Kualifikimet e kërkuara: Shitës/e Ambullantiv/e.

  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi.
  • E domosdoshme përvojë pune në fushën e shitjes.
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur.
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve.
  • Aftësi për punë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi.
  • Patentë Shoferi- Kategoria B.

 

2) Përgjegjësitë dhe detyrat : Serviser.

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen e aparatave dhe pajisjeve të kafes për të gjithë klientët e kompanisë në Republikës së Kosovës.
  • Viziton pikat sipas route planit.
  • Kontrollim i paisjeve (aparat-mulli) dhe POSM.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.
  • Bën montim dhe demontim të paisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit.
  • Jep sugjerime të ndryshme për realizimin sa më të lehtë të punëve në dakordim me personat përgjegjës.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen.

 

2) Kualifikimet e kërkuara: Serviser.

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën.
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme teknike.
  • Preferohet përvojë e punës në lëminë e servisimeve.
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë.
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi për të shpërndarë njohuritë dhe për të mësuar të tjerët.
  • Patentë Shoferi- Kategoria B.

 

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. Mund te aplikoni edhe fizikisht tek zyrat e Caffe Group me adresë: Rruga Ukshin Hoti nr.120 10000 Prishtinë

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 08 Korrk, 2022 deri më 08 Gusht, 2022

 

shije fantastike

Mjafton ta shijoni një herë kafen Galla dhe do të dashuroheni në të. Cilësia e lartë e kafesë do t'ju bëj për vete. 

aromë e fuqishme

Kafja Galla karakterizohet nga një  aromë e fuqishme që krijon përshtypje të thella gjatë konsumimit.

krijon momente

Krijoni momentet tuaja me më të dashurit tuaj. Aroma e kafesë Galla do ti forcoj edhe më shumë këto lidhje.

cilësi e dëshmuar

Kujdesi për cilësinë e kafesë Galla, fillon që nga plantacionet, procesimi, përpunimi dhe paketimi i kafesë. 

Caffe Group

Galla Pure Espresso përpunohet në fabrikën moderne për pjekjen dhe përpunimin e kafesë e cila ndodhet në Keqekollë pranë Prishtinës. Kjo fabrikë zotron një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe është e pajisur me aparaturë moderne në vlerë prej 4 milion eurosh.

Fabrika ka një kapacitet prodhimi prej 400 kilogram në orë.

Së fundi këtij impianti i është shtuar edhe aparatura për përpunimin  e kafesë me kapsulla 3 në 1 dhe aparatura për paketimin e sheqerit. 

Kompania Caffe Group posedon një politikë të veçantë dhe të gjerë distribuimi në tërë territorin e Kosovës ku për këtë kujdesën 11 distributor të cilët mjaft mire arrinë të furnizojnë 700 pikat e shitjes që i posedon Caffe Group.

NA KONTAKTONI