Konkurs Pune

Caffe Group shpall konkurs për pozitën:  

Ndihmës Serviser
Numri i pozitave të hapura : 2

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Përkujdeset për mirëmbajtjen e aparatave dhe pajisjeve të kafes për të gjithë klientët e kompanisë në Republikës së Kosovës.
  • Viziton pikat sipas route planit.
  • Kontrollim i paisjeve (aparat-mulli) dhe POSM.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen;
  • Bën montim dhe demontim të paisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit;
  • Jep sugjerime të ndryshme për realizimin sa më të lehtë të punëve në dakordim me personat përgjegjës.
  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme teknike;
  • Preferohet përvojë e punës në lëminë e servisimeve;
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë;
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve;
  • Kandidati duhet të ketë aftësi për të shpërndarë njohuritë dhe për të mësuar të tjerët.
  • Patentë Shoferi- Kategoria B

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. Mund te aplikoni edhe fizikisht tek zyrat e Caffe Group me adresë: Rruga Ukshin Hoti nr.120 10000 Prishtinë

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 20 Tetor, 2021 deri më 20 Nentor, 2021.

shije fantastike

Mjafton ta shijoni një herë kafen Galla dhe do të dashuroheni në të. Cilësia e lartë e kafesë do t'ju bëj për vete. 

aromë e fuqishme

Kafja Galla karakterizohet nga një  aromë e fuqishme që krijon përshtypje të thella gjatë konsumimit.

krijon momente

Krijoni momentet tuaja me më të dashurit tuaj. Aroma e kafesë Galla do ti forcoj edhe më shumë këto lidhje.

cilësi e dëshmuar

Kujdesi për cilësinë e kafesë Galla fillon që nga plantacionet, procesimi, përpunimi dhe paketimi i kafesë. 

Caffe Group

Galla Pure Espresso përpunohet në fabrikën modern për pjekjen dhe përpunimin e kafesë e cila ndodhet në Keqekollë pranë Prishtinës. Kjo fabrikë zotron një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe është e pajisur me aparaturë modern në vlerë prej 4 milion eurosh

Fabrika ka një kapacitet prodhimi prej 400 kilogra në orë. Së fundmi këtij impianti i është shtuar edhe aparatura për përpunimin  e kafesë me kapsulla 3 në 1 dhe aparatura për paketimin e sheqerit. Kompania

Caffe Group posedon një politikë të veçantë dhe të gjerë distribuimi në tërë territorin e Kosovës ku për këtë kujdesën 11 distributer të cilët mjaft mire arrinë të furnizojnë 700 pikat e shitjes që i posedon caffe Groupds

NA KONTAKTONI